leoni

Haradinaj paralajmëron veprime konkrete në funksion të ruajtjës së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Kryeministri Haradinaj: Deputetët nuk kanë të drejtë ta mbajnë peng demarkacionin

Qeveria e ka kryer obligimin me demarkacionin duke e proceduar marrëveshjen ne kuvend dhe tani përgjegjësia mbetet tek deputetet. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai vlerësoi se deputetët nuk kanë të drejtë ta mbajnë peng demarkacionin.

“Mendoj se parlamenti është mirë me vendos sa më shpejt. Nëse vendos parlamenti në variantin që rrëzohet ky version atëherë do të aktivizohet vetë qeveria për me gjet një zgjidhje. Derisa nuk vendos parlamenti ne nuk kemi më funksione. Pra tema është në parlament ata duhet të vendosin”, ka deklaruar Haradinaj për “RTV21”.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …