Brickos

Zëvendëskryeministri Pacolli: Ambasadori francez shprehu brengen për lëvizjet e brendshme në Kosovë

Zëvendëskryeministri Pacolli: Ambasadori francez shprehu brengen për lëvizjet e brendshme në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ambasadori francez, Didier Chabert shprehu brengën e Francës si shtet mik, partner dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës, për lëvizjet e brendshme në Republikën e Kosovës gjatë ditëve të fundit.

“Gjatë ditës, ndër takimet e shumta zhvillova një takim të ngrohtë dhe miqësor me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert. Diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë në fushën e njohjeve të Kosovës, në zona të ndryshme gjeografike ku Franca ka ndikim të veçantë dhe mbarëvatjen e përgatitjeve për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Vlerësova kontributin e Francës në gjitha proceset më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës dhe e njoftova mysafirin me pikëpamjet e mia për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, të cilat u vlerësuan mjaft nga bashkëbiseduesi. Numri një i diplomacisë franceze në Kosovë, më informoi me vullnetin e palëkundur dhe përkushtimin konsistent të vendit të tij dhe të Perëndimit në përgjithësi, për ta mbështetur Kosovën edhe në këtë fazë të zhvillimit të saj. Në frymën e kësaj, ai më dorëzoi, gjithashtu një letër të ministres franceze për Çështje Europiane, Nathalie Loiseau, e cila më kishte falënderuar për takimin konstruktiv, që kishim gjatë vizitës time në Paris dhe për shkëmbimin e hapur të pikëpamjeve në kuadër të këtij takimi. Në përgjigje të ftesës time, ministrja Loiseau shprehte, gjithashtu dëshirën e delegacionit francez për të marrë pjesë në festimet e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në fund të këtij takimi, Ambasadori Chabert shprehu edhe brengën e Francës si shtet mik, partner dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës për lëvizjet e brendshme në Republikën e Kosovës gjatë ditëve të fundit”, ka shkuar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …