Kryeministri Haradinaj e dekoron familjen e heronjeve Fahri e Bahri Fazliu me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

Haradinaj e dekoron familjen e heronjeve Fahri e Bahri Fazliu me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

Me rastin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorit Bahri Fazliu (hero i Kosovës), kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dekoroj familjen Fazliu me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Pranë lapidarit të dëshmorëve të kombit Fahri e Bahri Fazliu në Llaushë të Besianës, në emër të kryeministrit medaljen ia dorëzoj vëllait të dëshmorëve Fadil Fazliu, Besnik Tahiri, këshilltari i Haradinajt. Medalja jepet me motivacion për të shprehur respektin më të lartë për kontributin kombëtar të familjes Fazliu, si dhe me rastin e rënies së dy heronjve.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Nagavci

Instituti Albanologjik: Ministrja Nagavci po anashkalon ligjin dhe kompetencat e Këshillit Drejtues

detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke shprehur habinë dhe pakënaqësinë që komunikimi është bërë përmes …