Zyrtari i lartë i PDK-së, Arsim Bajrami, nuk do të jetë më pjesë e strukturave drejtuese të partisë

Arsim Bajrami: Kosova nuk duhet të dialogojë me Serbinë për territorin dhe nuk duhet të pranojë Asociacion

Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se Kosova nuk duhet të dialogojë me Serbinë për çështje të territoreve si dhe nuk duhet të pranojë Asociacion, siç ka thënë, jashtë legjislacionit aktual. “Është krejt jokorrekte që Kosovës t’i krijohen kushte shtesë. Kështu që Kosova duhet të shmangë debatet për shkëmbim territorial, si dhe Kosova duhet të shmangë Asociacion jashtë legjislacionit aktual. Kjo është një kthim mbrapa dhe një kontestim i shtetësisë”, ka thënë ai për televizionin publik. Sipas tij, Samiti i Berlinit do ta kthejë dialogun në sfond real. Bajrami ka theksuar se serbët në Kosovë kanë shumë të drejta dhe janë të mbrojtur nga shteti i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …