Kryeministri Haradinaj e dekoron familjen e heronjeve Fahri e Bahri Fazliu me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

Haradinaj e dekoron familjen e heronjeve Fahri e Bahri Fazliu me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

Me rastin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorit Bahri Fazliu (hero i Kosovës), kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dekoroj familjen Fazliu me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Pranë lapidarit të dëshmorëve të kombit Fahri e Bahri Fazliu në Llaushë të Besianës, në emër të kryeministrit medaljen ia dorëzoj vëllait të dëshmorëve Fadil Fazliu, Besnik Tahiri, këshilltari i Haradinajt. Medalja jepet me motivacion për të shprehur respektin më të lartë për kontributin kombëtar të familjes Fazliu, si dhe me rastin e rënies së dy heronjve.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …