Kryeministri Haradinaj e mirëpret deklaratën e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel dhe thotë se Kosova është gati

Kryeministri Haradinaj e mirëpret deklaratën e Kancelares Merkel dhe thotë se Kosova është gati

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur deklaratën e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel e cila ka deklaruar se Evropa do të jetë e bashkuar në plotni atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. “E përshëndes kancelaren Merkel për riafirmimin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së zgjerimit që bëri sot nga qyteti hungarez i Sopron. Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë dhe më tepër prosperues kur t’i përqafojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova është gati”, ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …