Kosova merr pjesë në takimin joformal të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet në Helsinki

Kosova merr pjesë në takimin joformal të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, që mbahet në Helsinki

Shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka ftuar zyrtarisht krerët e diplomacisë së Kosovës që të marrin pjesë në një takim joformal të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet në Helsinki. Këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj ka thënë se kanë marrë ftesë zyrtare nga BE-ja. Në këtë takim është raportuar se do të diskutohet si të ecet përpara në bashkëpunim rajonal. Për këtë ftesë ka reaguar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Ai ka thënë se Mogherini në fund të mandatit të saj po dëshiron të tregojë se bëri diçka për Kosovën, mirëpo sipas tij kjo nuk është e drejtë për Serbinë. Ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar se kjo ftesë është kundërshtuar nga Madridi zyrtar

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …