Nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, priti në takim përfaqësuesit e GIZ-it

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga, shefi i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina dhe zyrtarët e këtij departamenti, pritën në takim përfaqësuesit e GIZ-it të drejtuar nga Michael Leader, ku për temë shqyrtimi, kishin projektin për Hartën Zonale në Komunën e Malishevës.
Nënkryetari Berisha, që në fillim të bisedës theksoi: “Rëndësinë e këtij projekti që ka për zhvillimi ekonomik, mbrojtjen e mjedisit në tërë territorin e komunës, mbrojtjen e tokave bujqësore, njëkohësisht tha se të gjitha vendimet, komuna i merr të bazuara në Planin Zhvillimor Komunal, të cilin e ka të miratuar këtë vit, si dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të plotë në këtë drejtim mes ekipit të urbanizimit dhe përfaqësuesve të GIZ-it, që të përmbushen objektivat dhe një hap e më parë edhe Malisheva të bëhet me Hartë Zonale”, përfundoi Berisha.
Kurse përfaqësuesi i GIZ-it, Michael Leader, theksoi” Për këtë projekt puna në hartim ka filluar tash e dy vite dhe është bërë një punë e madhe duke identifikuar shumë nevoja që kanë dalë gjatë punës dhe tash jemi në fazën e dytë, por vendimi pritet të merret disa muaj më vonë, brenda vitit dhe ende nuk dihet se cilat komuna do të mbështetën”, tha në fund, Michael Leader.
Ekipi i Urbanizimit ka bashkëpunuar edhe me ekipet e komunave fqinje për këtë projekt, për implementimin e projektit, komuna e ka edhe buxhetin e ndarë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …