Kryetari Latifi priti në takim kryetarin e Bashkisë së Vakaricit, z. Antonio Pomillo

Me kënaqësi prita në Rahovec z. Antonio Pomillo, kryetar i Bashkisë së Vakaricit (Vaccarizzo Albanese), së bashku me bashkëpunëtorët e tij, si dhe z. Fatmir Toçin, pronar i shtëpisë botuese “Toena”.

Së bashku ngremë dolli me verën e rakinë e Rahovecit, me produktet që mbajnë aromën e tokës sonë dhe krenarinë e njerëzve tanë.

Rrënjët tona janë të përbashkëta, gjuha dhe tradita na bashkojnë, ndërsa miqësia jonë forcohet nga takime të tilla.

Është një nder i veçantë për ne që në këtë edicionin të festivalit, z. Antonio Pomillo, është Ambasador i HardhFest 2026.

Mirë se erdhët në Rahovec, vëllezër arbëreshë, ka shkruar në Facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë përkujton dëshmorët Jeton e Naser Rama

Një delegacion i Komunës së Vitisë, nën udhëheqjen e zv.kryetrarit të kësaj komune, Hasan Aliu …