Në Rahovec, në mesin e ambasadorëve, përfaqësuesve të institucioneve, vreshtarëve e verëtarëve, përfaqësuesve të shoqatave dhe mysafirëve të shumtë, në Rahovec u hap zyrtarisht Festa e Vjeljes së Rrushit “HardhFest 2026” – “Për Kokërr T’qejfit”.
Për tri ditë e tri netë, më 4, 5 dhe 6 shtator, Rahoveci ju pret me aktivitete, muzikë, verë dhe mikpritjen e veçantë të qytetit të rrushit e verës.
Mirë se vini në Rahovec – ka shkruar në Facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
