Në zemër të Deçanit, bashkë me qytetarë, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë, u bëmë pjesë e “Orës së Pritjes”, në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ka shkruar ne Facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.
“Nga Deçani, qyteti i sakrificës, qëndresës dhe lirisë, mesazhi ishte i qartë dhe i fuqishëm:
“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”
Deçani nuk harron. Deçani qëndron i bashkuar dhe e mbron të vërtetën e sakrificës për liri.
Drejtësi për çlirimtarët!
Liri për ata që luftuan për lirinë tonë”, thuhet në postimin e kryetarit Ramosaj.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
