Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim në komunën e Deçanit, z. Isuf Demhasaj, së bashku me shefin e drejtorisë, z. Lendim Kuçi, pritën në takim përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK): Ilir T. Berisha – Drejtor i Departamentit të Statistikave Ekonomike, Bekim Bojku – Udhëheqës i Divizionit të Statistikave Ekonomike dhe Mergime Shala – Zyrtare për Statistika të Hotelerisë dhe Turizmit.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Deçanit dhe ASK-së, veçanërisht në krijimin dhe përditësimin e një databaze sa më të plotë dhe të saktë për sektorin e turizmit.
Vëmendje e veçantë iu kushtua rifreskimit dhe zgjerimit të të dhënave për kapacitetet akomoduese dhe aktivitetet turistike në të gjithë territorin e Komunës së Deçanit.
Të dhënat e sakta dhe të përditësuara janë një bazë e rëndësishme për planifikimin e politikave zhvillimore, orientimin e investimeve dhe krijimin e projekteve që i përgjigjen nevojave reale të sektorit të turizmit.
Në takim u diskutuan gjithashtu hapat e ardhshëm për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional ndërmjet Komunës së Deçanit dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, përmes planifikimit të bazuar në të dhëna të sakta dhe konkrete.