Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.
Në këtë takim morën pjesë kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Adelina Spahiu Alija, nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, drejtorë të drejtorive komunale, këshilltarë komunalë si dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.
Takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore paraqet një hap të rëndësishëm në funksion të transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes komunale.
Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar që kërkesat dhe prioritetet e qytetarëve të jenë pjesë e rëndësishme e planifikimit të buxhetit dhe zhvillimit të projekteve për vitin 2027.