Kryeministri Haradinaj, është pritur në takim nga deputetët e Bundestagut gjerman të kolalicionit CDU

Kryeministri Haradinaj, është pritur në takim nga deputetët e Bundestagut gjerman të kolalicionit CDU

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot në Berlin edhe me deputetët e Bundestagut gjerman, nga koalicioni i kancelares gjermane CDU. Kreu i Qeverisë është takuar me Johan Wadephul, Peter Bayer e Christian Schmidt, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen gjermane për Kosovën sa i përket procesit të liberalizimit të vizave. Përveç liberalizimit të vizave, ai i ka falënderuar deputetët edhe për qëndrimin karshi dialogut me Serbinë, dhe mbështetjen e fuqishme gjermane për pozicionin e Kosovës kundër idesë së korrigjimit të kufijve. Dje gjatë ditës i pari i Qeverisë është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe me kreun e Bundestagut gjerman. Dialogu me Serbinë, Samiti i Parisit, liberalizimi i vizave e raportet bilaterale Kosovë-Gjermani kanë qenë tema të diskutimit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti kanadez Kyle Seeback uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Kanadasë

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjatë një fjalimi në …