Kryeministri Haradinaj: Ferizaj kontribuues i madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Ferizajt, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu.Gjatë kësaj vizite u diskutua për të gjitha projektet që janë në kapacitet të komunës dhe për obligimet që komuna ka hyrë në të kaluarën, që janë obligime të larta, të pambuluara nga komuna e që kjo gjendje, siç tha kryeministri Haradinaj është edhe në shumë komuna të tjera. “Sot është një gjendje e rëndë në marrëdhëniet komunë-operator që janë të kontraktuara. Janë disa projekte po ashtu që do t’ i trajtojmë së bashku dhe do të jemi bartës në shumë projekte. Qeveria duhet ta bëjë një plan, që të ballafaqohet me këtë, t’i merr këto përgjegjësi tani dhe t’i shkarkojë komunat gjatë gjithë viteve që vijnë, të ngarkuara me këtë presion të borxheve”, tha kryeministri Haradinaj. Në takim është diskutuar edhe për dhënien e pronave të nevojshme që duhet t’i ketë komuna, që janë në interes për publikun, si, ndërtimi i çerdheve, shkollave, tregjeve, të poligoneve sportive dhe të parqeve të biznesit. Duke diskutuar për gjendjen në arsim, kryeministri Haradinaj tha se pasi që testi PISA po afrohet, duhet parë avancimin e gjendjes në këtë sektor.Ndërkaq, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, duke falënderuar kryeministrin për vizitën tha se kryeministri Haradinaj është zotuar se do të mbështesë këtë komunë, sepse Ferizaj është një qytet i zhvillimit ekonomik, që kontribuon në ngritjen e buxhetit të shtetit, por edhe në mirëqenien e jetës së qytetarëve në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …