Kryeministri Haradinaj: Ilir Konushevci ra dëshmor derisa po kalonte kufirin për të sjellë armatim përtej kufirit

Kryeministri Haradinaj: Ilir Konushevci ra dëshmor derisa po kalonte kufirin për të sjellë armatim përtej kufirit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi duke kujtuar Ilir Konushevcin, ka thënë se para 21 viteve Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi njërin nga kuadrot më të shquara, Ilir Konushevcin. “Ilir Konushevci, Hero i Kosovës, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai. Akademia përkujtimore në nder të 21 vjetorit të rënies së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt filloi me një minutë heshtje. Kjo Akademi është organizuar nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj. i cili tha se e vlerësoi lartë figurën e heroit Ilir Konushevci. Kryeministri ka thënë se Ilir Konushevci ra dëshmor derisa po kalonte kufirin për të sjellë armatim përtej kufirit. Ai ka vlerësuar po ashtu lartë edhe figurën e Hazir Malajt. Haradinaj ka deklaruar se secili brez i ka heronjtë e vet, por brezi i UÇK-së i ka pasë heronjtë e pazëvendësueshëm siç ishin Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj. Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar gjeneral Ilir Konushevcin, duke thënë se vitet kalojnë, por kujtimin për dëshmorët e kombit koha nuk mund ta zbehë. “I tillë është dhe do të mbetet gjithmonë kujtimi dhe nderimi për heroin e lirisë, Ilir Konushevcin”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …