Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor

Mediet në Tiranë bëjnë të ditur se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drekë kanë marrë pjesë presidenti shqiptar, Ilir Meta, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ai i Bosnjës Milorad Dodik si dhe liderë tjerë, pjesëmarrës në Samitin Brdo-Brijuni. Gjatë ditës së sotme, Thaçi kishte refuzuar t’ia shtrijë dorën Milorad Dodikut, derisa dje kishte kritikuar presidentin Meta pse ai i kishte bërë ftesë Dodikut për të marrë pjesë në Samitin e Brdo Brijunit,  në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Serbia po përgatit trazira, paralajmëron skenarë të rrezikshëm

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Serbia mund të përgatisë skenarë destabilizues në …