Haradinaj: Me krijimin e ushtrisë na është njohur e drejta ta mbrojmë territorin e sovranitetin dhe resurset kombëtare

Haradinaj: Hapja e çështjes së kufijve do të destabilizonte të gjithë rajonin, jo vetëm Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për gazetarin Thomas Roser, ka theksuar edhe njëherë se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore.Kryeministri ka  deklaruar se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por se ky rezultat nuk u arrit.“Hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por deri tani BE nuk realizoi pjesën e saj. Vendi ynë përshëndet zgjidhjen e konfliktit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Por, kjo energji mungon në lidhje me çështje të tjera të hapura në rajon”, është cituar të ketë deklaruar kryeministri Haradinaj. Intervista është publikuar në gazetat “Die Presse”, “Stuttgarter Zeitung” dhe “Tageblatt”,

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer viziton Hashim Thaçin në Hagë: Shpresoj që drejtësia të mos ndikohet nga milionat e paguara për Specialen

Analisti dhe profesori amerikan Daniel Serwer ka zhvilluar një vizitë 40-minutëshe me ish-presidentin e Kosovës, …