Kryetari i vebndit, Hashim Thaçi thotë se korrupsioni është një kërcënim serioz për të gjitha vendet në zhvillim

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi thotë se korrupsioni është një kërcënim serioz për të gjitha vendet në zhvillim

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi po merr pjesë në konferencën mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë e organizuar nga misioni i OSBE-së. Thaçi ka thënë se korrupsioni është një kërcënim serioz për të gjitha vendet në zhvillim. “Korrupsioni është një kërcënim serioz jo vetëm për vendin tonë por për të gjitha vendet në zhvillim, përpos pasojave që shkakton në ekonomi shkakton pasoja edhe në rrafshin e sigurisë”, ka thënë Thaçi. Ai ka theksuar se duhet të jemi të pakompromis në parandalimin dhe luftimin kësaj dukurie. “Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë duhet t’i luftojë këto dukuri negative. Në këtë drejtim Kosova ka marrë një sërë veprimesh në sundim të ligjit. Kemi krijuar mekanizma për luftimin e kësaj dukurie”, është shprehur presidenti. Sipas tij, Kosova i ka kaluar disa sfida ndërsa disa të tjera i ka adresuar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …