Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në një takim kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Qamil Isufin

Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në një takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Qamil Isufin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër. Haradinaj i ka shpalosur Isufit hapat e Qeverisë për reformën fiskale që do të krijonte ambient më të mirë për të bërë biznes. “Prita në takim Qamil Isufin, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, me të cilin diskutuam për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e vendit në reformën fiskale për të krijuar një ambient të volitshëm për të bërit biznes. Viti në të cilin sapo kemi hyrë do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të reja të punës. Vlerë e shtuar është rrjetëzimi i bizneseve vendore me ato të jashtme, duke krijuar kështu kompani të përbashkëta që garantojnë prosperitet të ekonomisë sonë”, ka shkruar kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani paralajmëron plan të ri 4-vjeçar për FSK-në

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka bërë të ditur …