Kryeministri, Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë shfuqizon pezullimin e vendimit për rritjen e pagave. Ky vendim do të merret pasi që Gjykata Kushtetuese konfirmoi se rritja e pagave për kabinetin qeveritar nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, thuhet se nuk është dëshmuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave përbën çështje të nivelit kushtetues. Bëhet e ditur se pas shfuqizimit, implementimin e vendimit pritet ta bëjë Ministria e Financave.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
