Kryeministri Haradinaj prit në takim veprimtarët e çështjes kombëtare nga Amerika, Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn

Kryeministri Ramush Haradinaj prit në takim veprimtarët e çështjes kombëtare që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn. Kryeministri Haradinaj falënderoi Bajraktarin dhe Gecajn për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në të gjitha periudhat për Kosovën, duke lobuar fuqishëm në institucionet e shtetit amerikan për pavarësinë e Kosovës si dhe në shtet ndërtimin e saj përmes investimeve në ekonomi. Ne do të jemi gjithmonë përkrah njerëzve të mirë të Kosovës, sepse ata i janë bërë zë lirisë së vendit, në kohërat më të rënda, theksoi kryeministri, Ramush Haradinaj. Në vijim të takimit miqësor, veprimtarët e çështjes kombëtare që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe për një dinamikë të re në qeverisje, duke i uruar sukses në punën e tij si kryeministër, dhe shprehën vullnetin e tyre për mbështetjen e Kosovës në rrugën e zhvillimit ekonomik, përmes investimeve dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …