Kryeministri Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, i cili e uroi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive në udhëheqje të Qeverisë së Kosovës, duke i ofruar bashkëpunim për avancimin e agjendës evropiane dhe zhvillimore të Kosovës.  Kryeministri Haradinaj me këtë rast shprehu zotimin e Qeverisë për avancimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë. Haradinaj vuri në dukje shpresat që ka nga Bashkimi Evropian për Kosovën, duke u përqendruar në fushën e zhvillimit ekonomik, sundimin e ligjit, në energjetikë dhe në kujdesin shëndetësor. Ambasadori Sjaastad, tha se shteti i Norvegjisë do të mbështesë edhe më tutje Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …