Kryeministri Haradinaj: Qeveria e Kosovës është e gatshme t’u ofrojë për investitorët e huaj

Kryeministri Haradinaj: Qeveria e Kosovës është e gatshme t’u ofrojë për investitorët e huaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se Qeveria e Kosovës është e gatshme t’u ofrojë partneritet sipërmarrësve shqiptarë kudo dhe njëkohësisht edhe investitorëve të huaj me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit. Ai këto komente i bëri gjatë takimit me afaristët Bashkim Ulaj dhe Selim Turhan Rusi, sipërmarrës dhe investitorë të mëdhenj me origjinë shqiptare, nga Shqipëria dhe Maqedonia, në SHBA dhe njëkohësisht edhe në vendet e rajonit.

Në këtë takim është biseduar për mundësitë e investimeve në Kosovë dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillim ekonomik të vendit. Shefi i Qeverisë së vendit tha se Kosova ka mundësi, kapacitete dhe kushte më të mira për zhvillim ekonomik, më shumë se sa vendet tjera në rajon. Haradinaj i siguroi afaristët se Qeveria e Kosovës është e hapur dhe e gatshme që të ofrojë të gjitha mundësitë për investime në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri kritikon politikat sociale të Qeverisë

Ndihmat financiare të njëhershme të shpërndara nga Qeveria e Kosovës, përfshirë pagesat prej 100 eurosh …