leoni

Zëvendëskryeministri i Kosovës Limaj takon kryeministrin shqiptar, diskutojnë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila do të mbahet me 27 nëntorit

Limaj e Rama, diskutojnë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila do të mbahet me 27 nëntor

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka biseduar për përgatitjet e mbledhjes se përbashkët të dy qeverive, e cila do të mbahet më 27 nëntor në Korçë. Limaj ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe për konkretizimin e marrëveshjeve të reja para mbledhjes së 27 nëntorit.

“Janë një numër marrëveshjesh konkrete të cilat duhet të fillohet të implementohen dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja. Si Qeveri e Kosovës jemi të vendosur që marrëveshjet e arritura deri më tani të mos mbeten në letër, por të implementohen në praktikë”, ka thënë ai.

Kryeministri Rama ka thënë se edhe Qeveria shqiptare është e interesuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Limaj dhe Rama janë pajtuar që deri më 10 nëntor të finalizohen një sërë marrëveshjesh, të cilat më pas do të zyrtarizohen në mbledhjen e përbashkët më 27 nëntor. Gjatë kësaj vizite ai është takuar edhe me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Zëvendëskryeministri Limaj, është caktuar si përgjegjës për udhëheqjen e politikave ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo detyrë i është dhënë Limajt me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbikëqyrjes së zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe atyre që do të nënshkruhen në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …