Ministri i Financave, Bedri Hamza: Të hyrat e përgjithshme janë rritur për 4%

Ministri i Financave, Bedri Hamza: Të hyrat e përgjithshme janë rritur për 4%

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës, sot ka miratuar raportin nëntë-mujor të Buxhetit 2017 si dhe projekt-udhëzimin administrativ për Listën Treguese për Identifikimin Zyrtar të Viktimave të Trafikimit me Njerëz. Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se të hyrat e përgjithshme për gjatë periudhës janar-shtator 2017, ka shënuar rritje prej 4 për qind, që korrespondon me 46.5 milionë euro më shumë krahasuar me nëntë mujorin e vitit paraprak, të cilat kryesisht vijnë nga të hyrat doganore. Hamza tha se pranimet për gjatë nëntë-mujorit, kanë shënuar një rritje prej 5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Po ashtu ka thënë se sa i përket të hyrave nga huamarrja, sipas Hamzës ato kanë shënuar një rritje prej 23.15 milionë euro.

“Gjithsej pranimet për gjatë nëntë mujorit kanë shënuar një rritje prej 5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo rritje ka qenë e shtrirë nga të hyrat e rregullta tatimore, nga dogana, të hyrat jo tatimore si dhe pranimet nga financimet. Ndërkaq, gjithsej pagesat kanë shënuar një rritje prej mbi 7 për qind, ku kontributin më të madh në këtë rritje gjatë kësaj periudhe, e ka dhënë rritja e shpenzimeve kapitale, në këtë rritje ka ndikuar gjithashtu edhe rritja e shpenzimeve përmes subvencioneve dhe transfereve dhe shpenzimeve të mallrave të shërbimeve. Të dhënat tregojnë, se trendi i të hyrave është afër kufijve të parashikuar, duke arritur në nivelin prej 99 për qind të planit për periudhën raportuese, gjë që tregon për një kujdes në mbulueshmëri të shpenzimeve. Në përputhje me veprimet e ndërmarra deri më tani në të hyrat e përgjithshme për gjatë periudhës janar-shtator 2017, ka shënuar rritje prej 4 për qind, që korrespondon me 46.5 milionë euro më shumë, krahasuar me nëntë mujorin e vitit paraprak. Ndërsa krahasuar me parashikimet, kemi një performancë që do të kompensohet në pjesën e mbetur të vitit për 12 milionë. Sa i përket të hyrave nga huamarrja, ato kanë shënuar një rritje prej 23.15 milionë euro, prej të cilave huamarrja e brendshme përfaqëson 33 për qind të hua marrjes totale gjatë periudhës raportuese, huamarrja e jashtme ndërlidhet kryesisht me disbursimin në shumën prej 1.4 milionë euro, për mbështetje financiare të disbursimit nga programi me fondin monetar ndërkombëtar”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …