Kryeministri Haradinaj: Skender Krasniqi është shembull prej luftëtari e atdhetari, do të kujtohet ndër breza

Kryeministri Haradinaj: Skender Krasniqi është shembull prej luftëtari e atdhetari, do të kujtohet ndër breza

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta bashkëluftëtarit Skender Krasniqi. Ai ka thënë se Krasniqi është shembull prej luftëtari e atdhetari, do të kujtohet ndër breza. “I pikëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Skender Krasniqi. Skenderi ishte luftëtar i orëve të para, i gatshëm për sakrificë, sa herë që e kërkoi atdheu. Shembulli i tij prej luftëtari e atdhetari, do të kujtohet ndër breza. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …