Kryeministri Haradinaj takon ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt

Kryeministri Haradinaj takon ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt, me të cilët ka shkëmbyer pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. “Poashtu, diskutuam për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar qasjen konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti përkrah protestën e OVL-UÇK-së në Shkup

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dalë hapur në mbështetje të protestës …