Kryeministri Haradinaj takon disa pjesëtarë të komunitetit malazez që jetojnë në Kosovë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj takon disa pjesëtarë të komunitetit malazez që jetojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar disa pjesëtarë të komunitetit malazez që jetojnë në Kosovë. Ai ka thënë se ky komunitet do të trajtohet barabartë me komunitet tjera. “Ne jemi bashkë për ta përkrahur njëri tjetrin, për ta zhvilluar njëri tjetrin dhe për ta përmirësuar mirëqenien tonë”, kështu tha ai, pasi priti në takim përfaqësues të komunitetit malazez në Kosovës, të kryesuar nga Slobodan Vujiqiq, Kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës.
Haradinaj vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve si dhe marrëdhëniet ndërmjet dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Kryeministri Haradinaj gjatë takimit, gjithashtu theksoi nevojën e avancimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve dhe përkushtimit për përmirësimin e të drejtave dhe përfshirjes së këtij komuniteti në shoqërinë kosovare. “Në muajin korrik ne do të hapim edhe Qendrën e zhvillimit të malazezëve të Kosovës, e cila do të jetë adresë qendrore dhe mekanizëm kyç, përmes së cilës do të implementohet strategjia e integrimit të malazezëve dhe fuqizimit të marrëdhënieve Kosovë – Mali i Zi”, kështu tha ai duke i dhënë mbështetje afirmimit të mëtejshëm të vlerave të popullit malazezë që jeton në Kosovë. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e këtij komuniteti, falënderuan kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep komunitetin malazez, me përkrahjen në projekte të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

MASH e anulon tenderin prej 1.3 milion euro për krijimin e sistemit të digjitalizimit për menaxhimin e arsimit.

Skandal milionësh në MASHT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për korrupsion të rëndë, dëm mbi 7 milionë euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë …