leoni

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se shqiptarëve në Maqedoni nuk u duhen më shumë se dy parti politike

Ali Ahmeti: Shqiptarët e duan bashkimin kombëtar, por ne politikanët e duam integrimin në BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke folur për aspiratën historike të bashkimit kombëtar të shqiptarëve, ka thënë se gjërat kanë ndryshuar shumë që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Ai porositë që shqiptarët tani duhet të synojnë të bashkohen në Evropë, me integrimin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Ai madje pretendon  se nuk ka asnjë alternativë tjetër. Sipas tij, Shqipëria e Madhe, Shqipëria e dikurshme e katër vilajeteve paska qenë koncept i huaj, sepse Shqipëria qenka është aq sa është. Ai nuk pranon as ndarje territoriale, sepse mendon se koncepti i ndarjeve dhe i bashkimit të trojeve shqiptare qenka i pa dobishëm për shqiptarët. Ky politikan i BDI-së mendon se Shqipëria, kombi e historia paskan filluar me kohën kur ai është bërë kryetar partie dhe për të bashkë qeverisur është kurdoherë i hapur si me VMRO-në ashtu edhe socialdemokratët, meqë primare për të është pushteti dhe kurrsesi bashkimi i shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …