leoni

Kryeministri Haradinaj takon disa pjesëtarë të komunitetit malazez që jetojnë në Kosovë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj takon disa pjesëtarë të komunitetit malazez që jetojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar disa pjesëtarë të komunitetit malazez që jetojnë në Kosovë. Ai ka thënë se ky komunitet do të trajtohet barabartë me komunitet tjera. “Ne jemi bashkë për ta përkrahur njëri tjetrin, për ta zhvilluar njëri tjetrin dhe për ta përmirësuar mirëqenien tonë”, kështu tha ai, pasi priti në takim përfaqësues të komunitetit malazez në Kosovës, të kryesuar nga Slobodan Vujiqiq, Kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës.
Haradinaj vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve si dhe marrëdhëniet ndërmjet dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Kryeministri Haradinaj gjatë takimit, gjithashtu theksoi nevojën e avancimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve dhe përkushtimit për përmirësimin e të drejtave dhe përfshirjes së këtij komuniteti në shoqërinë kosovare. “Në muajin korrik ne do të hapim edhe Qendrën e zhvillimit të malazezëve të Kosovës, e cila do të jetë adresë qendrore dhe mekanizëm kyç, përmes së cilës do të implementohet strategjia e integrimit të malazezëve dhe fuqizimit të marrëdhënieve Kosovë – Mali i Zi”, kështu tha ai duke i dhënë mbështetje afirmimit të mëtejshëm të vlerave të popullit malazezë që jeton në Kosovë. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e këtij komuniteti, falënderuan kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep komunitetin malazez, me përkrahjen në projekte të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …