Gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në seancën soleme të Kuvendit të Kosovës kushtuar ‘Epopesë së UÇK-së’, rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri. Seanca mbahet nga ora 10:00 teksa me fillim nga ora 11:00 kryeministri Haradinaj do të marrë pjesë në paradën ushtarake të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
