leoni

Kryeministri Haradinaj Vizitoi Junikun

Të premten Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ishte për vizitë në komunën e Junikut, atë e priti kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi me bashkëpunëtorë.

Kryetari Kuçi e njoftoi Kryeministrin Haradinaj me zhvillimet e përgjithshme, sfidat, nevojat, kërkesat, projektet dhe objektivat e Komunës së Junikut.

Kryeministri Haradinaj duke qenë vetë autor i themelimit të Komunës së Junikut, para qytetarëve Junikas në sallën e Kuvendit të Komunës u zotua për përkrahjen e projekteve, objektivave dhe një kujdes të veçantë si një prej komunave më e re në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sokol Haliti: UÇK-ja ishte dhe mbetet pjesë e historisë sonë të përbashkët

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti përmes një postimi në facebook ka shkruar …