Kryeministri Hoti e ka pritur sot në takim kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla

Kryeministri Hoti e ka pritur sot në takim kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona. Hoti ka folur për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë së Covid-19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike. Duke e vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën, Hoti e ka falënderuar Ballën sidomos për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Basha në sinkron me Kurtin kundër UÇK-së

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ndaj një …