Kryeministri Hoti: Jemi duke u munduar për të gjetur zgjidhjen më të mirë për çështjen e rrugës Deçan-Plavë

Kryeministri Hoti: Jemi duke u munduar për të gjetur zgjidhjen më të mirë për çështjen e rrugës Deçan-Plavë

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti pas takimit me komandantin e KFOR-it, Michele Risi dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se janë duke u munduar për të gjetur zgjidhjen më të mirë për çështjen e rrugës Deçan-Plavë, e cila prek territorin e manastirit. Hoti nuk ka dashur të jap ndonjë përgjigje se kur do të ndërtohet kjo rrugë, por që ka thënë se janë duke diskutuar për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë. Ai po ashtu ka thënë se është i bindur se pas diskutimeve në ditët dhe javët e ardhshme do të gjejnë zgjidhjen më të mirë, siç tha ai, të dakorduar nga të gjitha palët. Ndërsa, kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se janë të përkushtuar që kjo rrugë të ndërtohet.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …