Kryeministri Hoti ka takuar në Bruksel David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian

Kryeministri Hoti, takohet me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në PE

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vazhduar takimet në Bruksel pas anulimit të vizitës në Uashington, me rastin e përpilimit të aktakuzës nga Specialja për Thaçin e Veselin. Sot atje ai është takuar me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian. Hoti me anë të një shkrimi, ka thënë se temë diskutimi e këtij takimi kanë qenë edhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast ai thotë se ka shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj përendimor. “Pata nderin të takoj z. David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, me të cilin biseduam për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …