Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nesër do ta zhvillojë vizitën e parë, në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nesër do ta zhvillojë vizitën e parë jashtë vendit, në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai ka thënë se do të ketë takime me të gjithë krerët e institucioneve. Ai ka pranuar se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe krijimi i mini shengenit Ballkanik. Por i pyetur nëse do të kërkojë nga kryeministri shqiptar shtyrjen e agjendës për realizimin e kësaj marrëveshje, Kurti është shprehur se do të diskutojnë për të nesër dhe do të prononcohen pas takimit. “Do të diskutojmë shumë tema me siguri për të gjitha temat kryesore, përfshirë edhe atë. Nesër do ta diskutojmë këtë gjë dhe me siguri se do të flasim pas takimeve”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …