Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit ku foli për sigurinë gjeopolitike në rajon

Kryeministri, Albin Kurti, mori pjesë në Forumin Ekonomik  të Davosit ku foli për sigurinë gjeopolitike të rajonit. Në takim ishte i  pranishëm ishte edhe kryetari  i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kurti ka shprehur  kënaqësinë që ishte pjesë e panelit. Ai tha se është kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit e më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, tha Kurti. Sot mbahet dita e katërt e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit me mbi 2800 pjesëmarrës. Forumi në fjalë zhvillohet nën moton “Të rikthejmë besimin”, ku të pranishëm janë shefa të kompanive të mëdha të softuerëve, liderë të botës ekonomike dhe mbi 60 krerë shtetesh e qeverish.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …