Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Tomas Szunyog, u shpreh i kënaqur me mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve aktualë në komunat e veriut të Kosovës

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Sunyog, u shpreh i kënaqur me iniciativën e qytetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve aktualë. “I kënaqur që serbët e Kosovës po përdorin të drejtën e tyre demokratike të siguruar nga korniza ligjore e Kosovës dhe që filluan mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionet për heqjen e kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq”. Ai bëri thirrje që e njëjta të nisë edhe në Zubin Potok e në Zveçan. “I bëj thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal që të sigurojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan”. Szunyog  tha se “mbetet vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …