Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario

Kryeministri Haradinaj, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend. Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, Haradinaj fillimisht falënderoi komandantin D’Addario për punën që po bëjnë ushtarët e NATO-s për krijimin e një klime paqësore dhe një mjedis të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë. Me këtë rast, kryeu i Qeverisë ka vlerësuar rolin dhe kontributin e KFOR-it në mbajtjen  e stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë. Bashkëbiseduesit, vlerësuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe se bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm. Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të për paqe dhe stabilitet.​

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj

AAK “propozon” Albin Kurtin për komisionin e fshehtë – një tallje politike në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe …