Dita e Veteranit dhe fillimi i rezistencës së familjes Jashari me forcat serbe, shënohen me disa aktivitete

Në natën mes 2 dhe 3 qershorit të vitit 1999, kanë rënë dëshmorët: Milaim Beha, Kujtim Krasniqi dhe Ejup Kryeziu

20 vjet më parë në natën mes 2 dhe 3 qershorit të vitit 1999, në vendin e quajtur te “Vreshtat e Senikut” kanë rënë në altarin  e Atdheut dëshmorët e UÇK-së, Milaim Beha, Kujtim Krasniqi dhe Ejup Kryeziu. Atë natë, tre luftëtarët emblematikë të Njësive Speciale të SHP të UÇK-së, deri sa po bënin përpjekje të depërtonin në Kleqkë, ku ndodhej Shtabi i Brigadës, 121 Ismet Jashari-Kumanova, bien  në pritë të forcave ushtarake serbe dhe pas një shkëmbimi të zjarrit kanë rënë në altarin e lirisë, Milaim Beha, Kujtim Krasniqi dhe Ejup Kryeziu. Edhe pse i plagosur rëndë,  kishte arritur të shpëtonte, Hafir Kryeziu. Dje me një aktivitet përkujtimor në Malishevë  Ejup Kryeziu është shpallur hero i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …