Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj takon kryetarin e Partisë Republikane të Shqiperisë, Fatmir Mediun

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj takon kryetarin e Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediun

Kreu republikan Fatmir Mediu është takuar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Mediu thekson se dialogu me Serbinë duhet të finalizojë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe garantimin e integritetit të territorit dhe kufijeve te Kosovës. Ndërtimi i një shteti demokratik funksional në Kosovë është parakusht për të ardhmen e saj, në partneritet me SHBA dhe BE duke shmangur çdo lloj ndërhyrje nga vende të tjera të cilat janë kundër të ardhmes Euro-Atlantike të Kosovës, ka thënë kreu i republikanëve shqiptarë. Vizita në fund shtatorit në  New York dhe Washington DC e kryeministrit Haradinaj do i sherbejë këtij qëllimi dhe forcimit të marrëdhenieve me SHBA-të. Ndërtimi i Ushtrisë Kosovës si një forcë e Armatosur që e ka të ardhmen në NATO është një hap i rëndesishëm në konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sazan Ibrahimi: 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka treguar se 11 komuna …