leoni

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson i ka bërë thirrje Kinës që ta dënojë pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson i ka bërë thirrje Kinës që ta dënojë pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Gjatë intervistës për gazetën “Sunday Times” ai ka theksuar se përkrahja e Rusisë është njësoj si zgjedhja e anës së gabuar në Luftën e Dytë Botërore. “Me kalimin e kohës dhe me rritjen e numrit të mizorive ruse, mendoj se bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe politikisht e turpshme për njerëzit që të miratojnë pushtimin e Putinit në mënyrë aktive ose pasive” ka deklaruar mes tjerash për gazetën “Sunday Times” kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Duke folur për luftën në Ukrainë, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ka deklaruar se koha do ta provojë se Kina është duke qëndruar në anën e duhur të historisë. Ai ka theksuar se zgjidhja afatgjatë do të ishte të braktisej mentaliteti i Luftës së Ftohtë, të ketë  përmbajtje nga përfshirja në konfrontim grupor dhe të formohet me të vërtetë një arkitekturë e sigurisë rajonale e balancuar, efektive dhe e qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …