Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmet kundër EULEX-it dhe Policisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmet e bandave serbe kundër EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Ai ka shkruar se rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj dialogu, madje komplikon më tej çdo gjë. “Sulmet mbi EULEX janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!” ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Opozita thërret ZRRE në raportim, LDK: Transparenca u sigurua pa mbështetjen e VV-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se Zyra e …