Kryeministri Edi Rama, deklaroi se në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me hetimin që ka ndërmarrë SPAK-u ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me hetimin që ka ndërmarrë SPAK-u ndaj kryebashkiakut. Erion Veliaj. Ai tha se nuk do të komentojë çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë, por e cilësoi linçim publik të neveritshëm atë që po i bëhet kreut të Bashkisë së Tiranës. Përkohësisht di që Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cenohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulur nëpër klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve. Këtë e di me siguri. Ndërsa për sa i përket pjesës tjetër nuk bën përjashtim askush nga ajo që unë kam thënë që në fillim: unë nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Deri sot ky është qëndrimi im. Mund të bëj komente për vendime të formës së prerë siç kam bërë për një shpifës recidiv. Sa i përket rastit konkret nuk bën përjashtim. Linçimi publik i kryetarit të Bashkisë është i neveritshëm dhe kërkimi i gijotinës për të është skandaloz”, tha Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …