Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, i cili sot dhe nesër i zhvillon punimet në Slloveni

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, po merr pjesë  në Forumin Strategjik të Bledit, i cili po i zhvillon punimet sot edhe nesër  në Slloveni. Kryeministri, Rama ka folur  para panelit të Liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, i cili këtë vit fokusohet te solidariteti. Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin 21. Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale. Konferenca e këtij viti do të mbahet nën titullin “Solidariteti për Sigurinë Globale” dhe do të jetë forumi më gjithëpërfshirës dhe përfaqësues global deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …