Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti në një takim kryeministrin bullgar, Boyko Borisov

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti në një takim kryeministrin bullgar, Boyko Borisov

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti sot në një takim kryeministrin bullgar, Boyko Borisov. Fillimisht, në ambientet e Kryeministrisë u zhvillua ceremoniali i pritjes zyrtare, ndërsa më pas dy kryeministrat vijuan takimin me dyer të mbyllura. Në konferencën e përbashkët me homologun e tij bullgar Boyko Borissov, kryeministri Rama e vlerësoi homologun e tij se ka bërë avokatin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit. “Marrëdhënia me Bullgarinë është jashtëzakonisht pozitive. Borisov ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE”, tha Rama. Ndërkohë, Boyko Borissov u shpreh se Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave. “Merkel thotë se Ballkani Perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet, por me rëndësi që të zgjidhet. Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave. Tregojmë përpjekje që duhet t’i bindim shtetet skeptike deri në fund të qershorit”, tha Borissov.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri kritikon politikat sociale të Qeverisë

Ndihmat financiare të njëhershme të shpërndara nga Qeveria e Kosovës, përfshirë pagesat prej 100 eurosh …