Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zbuloi planet e qeverisë për të ndërtuar një rafineri të re të përpunimit të naftës

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama u shpreh sot se vendi  e ka të pamundur të përpunojë naftë pasi ajo që prodhohet aktualisht është shumë e rëndë dhe jo për përdorim. Gjatë një takimi me dhomat e bizneseve, Rama zbuloi planet e qeverisë për të ndërtuar një rafineri të re të përpunimit të naftës. Zgjidhja që kërkojmë është ndërtimi i një rafinerie të re, problemi është ku ta gjesh naftën që do përpunosh. Kjo pastaj është gjeopolitikë. Jemi në proces, nëse arrijmë kontratat e duhura do kalojmë në nivel tjetër ku mund të flasim për çmim me konkurrencë. Në fund të vitit të kaluar para krizë së energjisë, rafineria e fundit e përpunimit të naftës në Shqipëri u çmontua dhe përfundoi për skrap. Një bankë e nivelit të dytë e shiti rafinerinë e Ballshit për 9 milionë euro. Fillimisht, banka e nivelit të dytë, mësohet se ka negociuar për ta shitur rafinerinë për 25 milionë euro, me qëllim që kompania blerëse ta rikthente atë në punë.

Kontrolloni gjithashtu

Nevenka Tromp

Nevenka Tromp: Dëshmitë e nivelit të lartë synuan rrëzimin e “mens rea” në procesin ndaj liderëve të UÇK-së

Hulumtuesja e njohur e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, ka vlerësuar se dëshmitë …