Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve me të cilët ka biseduar për tregun e naftës si dhe për interesimin institucional për çmimin e derivateve. Haradinaj është zotuar për zgjidhjen e shumë pengesave administrative me të cilat po përballet ky treg. “Qeveria e Kosovës me vëmendje po e përcjellë gjendjen në tregun e naftës dhe do të bashkëpunojë ngusht me mekanizmat që e rregullojnë këtë sektor. Në takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve kam shprehur interesimin institucional për çmimin e naftës dhe derivateve të saj në tregun e Kosovës. Pasi dëgjova edhe qëndrimin e tyre, premtova për angazhimin tim për zgjidhjen e shumë pengesave administrative me të cilat po përballet ky treg, siç janë mungesa e ligjit për naftën dhe e depove doganore, si dhe taksa për kyçjen në rrugë, të cilat e rrisin koston e importuesve dhe rrjedhimisht edhe çmimin në treg. Duke respektuar tregun e lirë, kam insistuar në kujdes ndaj qytetarëve të vendit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj ish-liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës është “çmenduri dhe mizori”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Dhomat e …