Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj merr përkrahjen e ShBA-së për transformimin e FSK-së në ushtri

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj merr përkrahjen e ShBA-së për transformimin e FSK-së në ushtri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të premten në takim drejtorin për çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, me të cilin ka biseduar për temat që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së vendit tonë si shtet. Pas takimit, Haradinaj ka shkruar në rrjetin social se ShBA-ja do ta mbështesë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

“Bisedë përmbajtjesore me drejtorin për çështjet e Evropës Jug-Qendrore, Matthew Palmer, në Departamentin e Shtetit të ShBA-ve, për intensifikimin e agjendës shtetërore të Kosovës drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe hapjen e një dinamike të re drejt perspektivës euroatlantike të vendit tonë. Departamenti i Shtetit i ka qëndruar afër Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe do ta mbështesë edhe në transformimin e FSK-së në ushtri. Kosova është me fat që e ka ShBA-në aleat strategjik dhe partnerin më të besueshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …